“Më shumë këngëtare se policë!” I ka dal nami sa i shtrenjtë është Gëzim Nika?

Këtë të enjte në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ishte i ftuar Gëzim Nika i cili ndodhet në Tiranë sepse ka plot koncerte e dasma sezonale. Për Gëzimin të flasë dhe të vij në Shqipëri, e bën me shumë dëshirë, ndërkohë që na tregon se nuk ka qenë aspak e thjeshtë të largohej së bashku me familjen drejt Amërikës.  Në asnjë moment nuk është shkëputur nga Shqipëria dhe një pjesë e këngëve të tij janë kaq patriotike të dedikuara atdheut. Ermali e pyet nëse në këtë rrugëtim 40 vjeçar profesional ka pasur ose jo brryla e vështirësi.

“Lufta lart është e rrezikshme e madhe, ka luftë brrylash shumë; më shumë këtu, Kosovë, Maqedoni. Nuk është tek pagesa. Rriskun që e ka dikush nuk ta merr njeri”.

A ka muzika moshë? Sipas Gëzimit nuk ka moshë, gjithkush mund të këndojë. Duke qeshur ai shtoi “Këtu ka më shumë këngëtar se polic, kur u thyen depot në ‘97 kanë dalë dhe këta këngëtar me kallasha”.

Në këtë moment Ermali e pyet nëse i pëlqejnë këngët e reja dhe nëse bëhët  folk i mirë sot.  A duhet të jemi shumë të kujdesshëm me tekstet sidomos me këngët popullore?

“ Po se është pasuri kombëtare, nuk është pasuri e individit. Është pjesë e edukimit të brezit, tek tekstet nuk duhet me prek, tek muzika mund të bëhen modifikime”.

Ai tha se shumë shpejt do të sjell një projekt shumë të madh, Lahutën e Malsisë të kthyer në melodi.

Me shaka Ermali e pyet se i ka dal nami në Shqipëri se është shumë i shtrenjtë për gëzime familjare.

“Sot kam ardhur shumë i thjeshtë psh. Në Amerikë mosha dhe paga s’tregohen”.

 


Shtuar 28.07.2022 19:06