Në javët e fundit të shtatzënisë, Ilda Bejleri shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri ka publikuar fotografitë me barkun e rrumbullakosur, teksa është në javët e fundit të shtatzënisë.

Në fotografinë e publikuar, Ilda shfaqet e rrethuar nga mikeshat e saj.

Kjo është hera e parë që moderatorja poston fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur, edhe pse është në javët e fundit të shtatzënisë.

Në qershor ajo postoi një foto nga pushimet ku ishte përpjekur mos të nxirte në pah barkun dhe shkruante se po pinte thjesht një limonatë, gjë që u kuptua si konfirmim i shtatzënisë.

Moderatorja që prej kohësh është shkëputur nga ekrani thuhet se është në lidhje me një biznesmen nga Shkodra.