BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë dhe për gjashtë muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të rinovojë sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të janarit 2023, raporton SkyNews.

Vendimi, një formalitet i marrë nga ministrat e energjisë të BE-së, i referohet sanksioneve që u futën për herë të parë në vitin 2014 dhe u zgjeruan ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Në deklaratë thuhet se sanksionet aktuale mbulojnë një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë kufizimet në financat, energjinë, teknologjinë dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, industrinë, transportin dhe mallrat luksoze./albeu.com

 


Shtuar 26.07.2022 18:40