Presidenti amerikan Joe Biden raportohet se “ndihet mirë” dhe përmirësimi i tij shëndetësor “po shkon siç duhet” pasi u testua pozitiv për Covid. Lajmin e bëri të ditur koordinatori i ndërhyrjes ndaj koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë, raporton ‘The Guardian‘.
Në Face the Nation të CBS, Ashish Jha tha: “Pra, është varianti BA.5, që përbën rreth 80% të infeksioneve. Por falë Zotit, vaksinat dhe terapitë tona funksionojnë mirë kundër tij, prandaj mendoj se presidenti po ecën mirë. Unë e kontrollova me ekipin e tij mbrëmë vonë. Ai ndihej mirë, pasi kaloi një ditë të mirë dje. Ka një sindromë virale, një infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe po ecën mirë. Ne nuk kemi marrë ndonjë përditësim këtë mëngjes, por deri në mbrëmjen e kaluar, ai po ndihej shumë, shumë më mirë”, shtoi Jha më tej.
Biden u infektua me Covid ditën e enjte./albeu.com