Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlonge në Himarë, nën hetim administratorët e dy subjekteve

Policia sot ka zhvilluar një aksion në Himarë, duke hapur nga hapësira publike 120 çadra dhe shezlonge. Ka nisur procedim penal për dy administratorët, të cilët I kishin vendosur në zonën e Porto Palermos pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia e Himarës, kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në Himarë.

Procedohet penalisht administratorët e 2 subjekteve të paregjistruar në organet tatimore, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.

Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:

– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;

– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.

Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Porto Palermo”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.07.2022 11:34