U gjet i pajetë 8 ditë më parë, policia zbulon kush është 40-vjeçari

Policia e Shtetit ka zbuluar identitetin e 40-vjeçarit të gjetur të pajetë 8 ditë më parë.

Sipas burimeve nga policia, 40-vjeçari është gjetur në plazhin e fshatit Ndërmënas të Fierit.

Ndërkohë ai ishte denoncuar si i zhdukur në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërmënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa./albeu.com/