Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se Rama kërkon të realizojë një projekt korruptiv në Portin e Durrësit.
Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me të rinj dhe intelektualë në Durrës, ku u shpreh se Rama kërkon të marrë 1 mln metër katror, që i kushtojnë 1 mijë euro ccdo banori.
Sipas Berishës, Rama tashmë kërkon të implikojë dhe NATO-n, me pretekstin e ndërtimit të bazës ushtarake.
“Nuk ka dyshim që Rama shkoi si monist në Bruksel. Prandaj unë e kam shpallur armik të lirisë së shqiptarëve. Natyrisht, po të ftonte, do shkoja. Por ta harrojë se do kishte shtrëngim duarsh me mua, e jo më qepalla. Do shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. U kthye me dosjen në shpinë të inceneratorëve dhe portit të Durrësit.
Tani, i është vërsulur portit të Durrësit. Porti i cili, është një pasuri përrallore e Durrësit. Duke e ccuar portin në Porto Romano. Merr me kompaninë e Emirateve të Bashkuara 1 mln metër katrorë. I thonë qytetarëve të Durrësit, 1 mijë euro për banorë. Përse nuk i bën aksionerë. Me të vërtetë porti mund të spostohet, por kthei në aksione.
Tokë publike është ajo, si mund ta përvetësosh atë. Si mund t’ia japësh ti. Në mënyrë absolute ke aksione. Do të implikojë NATO-n. Është i pandalshëm dhe i pangopur. NATO thotë që do marrë pjesë në një port të mahnitshëm”, është shprehur Berisha./albeu.com/