Paulo Dybala pranon ofertën e Romës, të mërkurën vizitat mjekësore

Paulo Dybala është gati të bëhet lojtari më i ri i Romës.

Marrëveshja është pothuajse e arritur dhe kanë mbetur detajet për t’u përfunduar. Roma i ka ofruar argjentinasit një pagë prej 7 milionë euro në sezon dhe duket se Dybala ka pranuar edhe për arsye të Mourinho-s.

Mediat italiane shkruajnë se Dybala i ka thënë “po” Romës në orët e vona të natës.

Nëse gjithçka shkon mirë nga detajet e fundit për t’u realizuar, Dybala do të kryej vizitat mjekësore të mërkurën në kryeqytetin italian.

Roma ka fituar konkurrencën e fortë të Interit dhe Napolit për shërbimet e sulmuesit argjentinas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.07.2022 09:26