Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha, e cilësoi seancën parlamentare të së nesërmes si një zhvillim me rëndësi të veçantë, veçanërisht për shkak të Reformës Territoriale.
Berisha akuzoi Edi Ramën, se ndryshimet synojnë forcimin e qëndrimit të tij në pushtet dhe ruajtjen e karriges politike.
Të lidhura
None found
Sipas tij, në seancën e nesërme qeveria do të shkurtojë 15 bashki, duke e çuar numrin e njësive të qeverisjes vendore në 41. Ai e kundërshtoi këtë vendim, duke theksuar se Shqipëria është vendi më malor në Europë për sa i përket sipërfaqes së mbuluar nga malet.
Kreu i PD-së e cilësoi këtë politikë si një nismë të lidhur drejtpërdrejt me shpopullimin dhe interesat elektorale të pushtetit, pa u mbështetur në asnjë kriter.
Berisha tha se bëhet fjalë për një akt të rëndë dhe për një qëndrim armiqësor ndaj banorëve që kanë kundërshtuar projektin.
Ai bëri thirrje që qytetarët nga të gjitha trevat e Shqipërisë të bashkohen nesër në protestë për mbrojtjen e interesave të tyre.
