I riu tenton të vrasë veten në paraburgimin e Korçës, e shpëton polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 27-vjeçar ka tentuar të vetëvritet brenda komisariatit të policisë.

Mësohet se Antuanel Mila, 27-vjeçari ishte arrestuar vetëm një ditë më parë i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

I riu ka tentuar të vetëvritet por është shpëtuar nga polici i cili ka ndërhyrë menjëherë duke shpëtuar të riun.

Aktualisht shtetasi shtetasi me iniciale A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftim policie

Korçë – Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në momentin e tentativës për të varur veten është konstatuar nga punonjësi i shërbimit, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Aktualisht shtetasi A. M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

vijon…/albeu.com