Bayern nuk ka më durim për Gnabry, rinovimin ose tribunën

Bayern Munich nuk ka më durim dhe ka bërë të qarta disa gjëra në lidhje me sulmuesin anësor gjerman, Serge Gnabry.

Sulmuesit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe ka dy opsione të parashikuara nga klubi, rinovim ose transferim të menjëhershëm. Sipas “Kicker”, Bayern i ka bërë të ditur lojtarit se do të tribunë për një sezon nëse nuk zgjedh asnjë nga dy opsionet e përmendura më lartë.

Interesimi i Chelsea ka kohë që është shfaqur për lojtarin, por Gnabry nuk e pëlqen këtë mundësi pasi ai ka luajtur më parë për Arsenalin.

Pavarësisht situatës së tensionuar, palët kanë besim se do të arrijnë marrëveshjen për një kontratë 4-5 vjeçare./ h.ll/albeu.com