Në qarkun e Elbasanit deri në mesnatë janë numëruar 207 kuti nga 511 në total për kandidatët preferencial.
Nisma Thurje e cila rezultoi si partia e re e cila mori më shumë vota në këto zgjedhje edhe pse nuk mundi te merrte asnjë deputet ka në “gjirin” e saj emra të njohur dhe të dashur për qytetarët.
Një nga ata është, Rudina Hajdari e cila kandidoi si e para në Elbasan por pa mundur të ketë sukses.
Në votat që po numërohen për kandidatët, Hajdari deri tani ka arritur të marrë vetëm 118 vota duke mos qenë as në këtë listë kryesuesja , pasi i pari për këtë forcë politike në këtë qark është Ervis Rama me 188 vota. /albeu.com/