ZGJEDHJE 2021/ Katër kutitë e fundit në Tiranë, a do të ndryshojnë mandatet?

KQZ ka bërë përditësimin e fundit  në 06:01 sa i përket numëritmit të kutive të fundit në Tiranë.

Në këto momente janë numëruar 1239 kuti nga 1243 në total, pra jemi vetëm 4 kuti nga fundi.

Katër partitë të cilët kanë arritur të marrin mandate në këtë qark, respektivisht  PS 18, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1 me shumë gjasa do të mbesin në këto kuota pasi ndryshimi në 4 kutitë e fundit është thuajse i pamundur edhe pse deri mbrëm PS shpresonte që mund ta merrte mandatin e 19.

Sa i përket votave të grumbullura , numrat janë këto:

PS:
226030

PD:

181634

LsI

27834

PSD

13228 /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 06:28