Cristiano Ronaldo në të njëjtin ekip me Neymar, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe? Një ëndërr futbolli e arritshme vetëm në videolojëra, por jo e pamundur në mendjen e Jorge Mendes.
Sipas informacioneve të raportuara nga Le Parisien, agjenti i fuqishëm i ka ofruar sulmuesit portugez në Paris Saint-Germain ditët e fundit.
“Propozimi i pahijshëm” megjithatë do t’i ishte kthyer dërguesit për arsye të ndryshme: nga paga te mbipopullimi i yjeve të tjerë të klubit parizian të drejtuar nga Galtier. /albeu.com/