Statujat që grabisnin ishin me vlera historike si edhe artistike, përkatësisht statuja si ato të Eleftherios Venizelos, heroit Delvois, Philidas, Sinopoulos, Stelios Kazantzidis. Grupi u çmontua pas denoncimeve të shumta për të cilat nisën menjëherë hetimet.
Pjesë e grupit ishte edhe një grua nga Shqipëria 35-vjeçe dhe të tjerët i përkisnin moshave 36, 32, 53 vjeç.
Banda ishte e njohur për grabitje, heqje të sendeve me vlerë të ekspozuara në ambiente publike si edhe njihej për shkelje të ligjit për armët.
Sakaq 36-vjeçari dhe 35-vjeçarja u arrestuan në zonën e Artemidës dhe 53-vjeçari në zonën e Açarnës, ndërsa 32-vjeçari është në kërkim./albeu.com