Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar tek emisioni “5 pyetje nga Babaramo” ka deklaruar se me inceneratorët është bërë evazion fiskal.
Kryemadhi i ka bërë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet.
KJryetarja e LSI tha se kompanitë fiktive nuk janë ngritur nga 95-vjeçarët, por nga nëpunës zyrtarë.
Kryemadhi: Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin. Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllokohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithëse nuk ka incenerator. Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë sistemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme./albeu.com