Nga i transferojnë lojtarët disa nga ekipet më të mira në Europë? Interi zë vendin e parë për një arsye

Sezoni i merkatos është në ecje të plotë pas rihapjes së saj së fundmi, por ku po kërkojnë klubet kryesore evropiane për talentë të rinj?

Ne hedhim një vështrim në formacionet e mundshme për sezonin e ardhshëm për Real Madrid (LaLiga), Barcelona (LaLiga), Atletico Madrid (LaLiga), PSG (Ligue 1), Bayern Munich (Bundesliga), Manchester City (Premier League), Liverpool (Premier League), Inter (Serie A) dhe Juventus (Serie A), për të zbuluar se ku këto skuadra kanë më shumë gjasa të kërkojnë përforcime.

Skuadrat e mëdha të Evropës kanë qasje të ndryshme ndaj transferimit, nga synimi i lojtarëve nga liga e tyre, te lojtarët nga ligat më pak të njohura, deri te drejtimi i njëmbëdhjetë me një lojtar nga çdo ligë.

Real Madrid, asnjë nënshkrim me bazë në La Liga në njëmbëdhjetëshen startuese

Në këtë drejtim, Real Madrid spikat, pa asnjë lojtar të nënshkruar nga LaLiga në formacionin e mundshëm të sezonit të ardhshëm, me Premier League që ofron deri në tre lojtarë (Courtois, Rudiger dhe Modric), së bashku me ligën braziliane me tre të tjerë (Rodrygo, Vinicius dhe Casemiro).

Ndërkohë, Barcelona është skuadra që shikon më shumë nga akademia e saj kur vjen puna për të bashkuar njëmbëdhjetë me deri në pesë lojtarë nga La Masia. Nga La Liga kanë sjellë Jordi Alba dhe Pedri dhe nga Premier League kanë sjellë Pierre-Emerick Aubameyang dhe Ferran Torres. Rasti i Jordi Alba është i veçantë, pasi ai është formuar në akademinë e të rinjve të Barcelonës.

Pala tjetër spanjolle që është analizuar, Atletico Madrid, nuk ndjek të njëjtën filozofi si Real Madridi, pasi ka deri në tre lojtarë nga ekipet e La Ligës (Griezmann, Kondogbia dhe Marcos Llorente). Ata më pas shikojnë Ligue 1 (Reinildo dhe Carrasco), Primeira Liga (Joao Felix dhe Oblak) dhe Serie A (Savic dhe De Paul) me nga dy lojtarë nga çdo ligë.

PSG ka vetëm një lojtar nga Ligue 1 në skuadrën e tyre, Kylian Mbappe. Megjithatë, ata kanë më së shumti nënshkrime nga Italia, me deri në katër lojtarë që pritet të startojnë (Donnarumma, Hakimi, Marquinhos dhe Verratti).

Bayerni është i fiksuar pas lojtarëve nga liga gjermane. Katër lojtarë janë nënshkruar nga Bundesliga dhe pritet të startojnë (Neuer, Upamecano, Kimmich dhe Gnabry).

Sa i përket skuadrave angleze, ka një ndryshim midis të dyjave, pasi ndërsa Manchester City ka dy lojtarë që kanë luajtur më parë në ligën e tyre (Walker dhe Mahrez), Liverpool ka tre (Robertson, Henderson dhe Van Dijk).

Interi është skuadra me më shumë nënshkrime në ligën e tyre

Interi është skuadra me përqindjen më të lartë të lojtarëve nga liga italiane në skuadër, me 55 %. Zikaltërit kanë nënshkruar me gjashtë lojtarë të Serisë A (Gosens, Bastoni, Skriniar, De Vrij, Mkhitaryan dhe Barella) për të startuar me ta.

Juventusi është blerësi i dytë më i madh vendas. Skuadra italiane ka nënshkruar me pesë lojtarë të rinj nga Seria A (Chiesa, Vlahovic, Locatelli, Bonucci dhe Pellegrini), që përfaqëson 46 % të skuadrës së tyre.

Ndaj mund të themi se skuadra që nënshkruan më së shumti lojtarë në ligën e vet që do të jenë lojtarë të parë në sezonin e ardhshëm është Interi me gjashtë lojtarë. Në anën tjetër të spektrit është Real Madrid, i cili nuk ka asnjë lojtar të nënshkruar nga skuadrat e La Liga në njëmbëdhjetëshen e tyre fillestare.

Formacionet e mundshme për sezonin 2022-2023

Real Madrid: Courtois (Chelsea), Carvajal (Real Madrid), Rudiger (Chelsea), Militao (Porto), Alaba (Bayern), Casemiro (Sao Paulo/Porto), Kroos (Bayern), Modric (Tottenham), Benzema (Lyon) , Vinicius (Flamengo) dhe Rodrygo (Santos).

 

Barcelona: Ter Stegen (Monchengladbach), Dest (Ajax), Pique (Barcelona), Araujo (Barcelona), Jordi Alba (Valencia), Pedri (Las Palmas), Busquets (Barcelona), Gavi (Barcelona), Aubameyang (Arsenal), Ansu Fati (Barcelona) dhe Ferran Torres (Manchester City).

 

Atletico Madrid: Oblak (Benfica), Savic (Fiorentina), Giménez (Danubio), Reinildo (Lille), Marcos Llorente (Real Madrid), Koke (Atletico), Kondogbia (Valencia), Carrasco (Monaco), De Paul (Udinese) , Griezmann (Real Sociedad) dhe Joao Felix (Benfica).

 

PSG: Donnarumma (Milan), Achraf (Inter), Marquinhos (Roma), Kimpembe (PSG), Nuno Mendes (Sporting CP), Gueye (Everton), Verratti (Pescara), Vitinha (Porto), Messi (Barcelona), Mbappe (Monaco) dhe Neymar (Barcelona).

 

Bayern: Neuer (Schalke), Davies (Vankuver), Upamecano (RB Leipzig), Lucas Hernandez (Atletico), Mazraoui (Ajax), Kimmich (RB Leipzig), Gravenberch (Ajax), Coman (Juventus), Muller (Bayern), Gnabry (Werder Bremen) dhe Mane (Liverpool).

 

Manchester City: Ederson (Benfica), Cancelo (Juventus), Laporte (Athletic), Ruben Dias (Benfica), Walker (Tottenham), Rodri (Atletico), Bernardo Silva (Monaco), De Bruyne (Wolfsburg), Foden (Manchester City), Haaland (B. Dortmund) dhe Mahrez (Leicester).

 

Liverpool: Alisson (Roma), Alexander-Arnold (Liverpool), Van Dijk (Southampton), Konate (RB Leipzig), Robertson (Hull City), Henderson (Sunderland), Thiago (Bayern), Fabinho (Monaco), Salah (Roma), Darvin Nunez (Benfica) dhe Luis Diaz (Porto).

Inter: Onana (Ajax), Gosens (Atalanta), Bastoni (Atalanta), Skriniar (Sampdoria), Dumfries (PSV), De Vrij (Lazio), Brozovic (Dinamo Zagreb), Mkhitaryan (Roma), Barella (Cagliari), Lautaro (Racing Club) dhe Lukaku (Chelsea).

Juventus: Szczesny (Arsenal), Pellegrini (Roma), De Ligt (Ajax), Bonucci (Milan), Danilo (Manchester City), Zakaria (Monchengladbach), Locatelli (Sassuolo), Cuadrado (Chelsea), Chiesa (Fiorentina), Keane (Everton) dhe Vlahovic (Fiorentina)./ h.ll/albeu.com