Pas Kessie vjen edhe zyrtarizimi i danezit, Christensen lojtari më i ri i Barcelonës

Ditën e sotme Kessie u zyrtarizua si një lojtar i Barcelonës duke u afruar me parametra zero pasi nuk rinovoi kontratën e tij me klubin e Milanit.

Pak çaste më parë, Barcelonë ka zyrtarizuar gjithashtu mbrojtësin qendror danez, Andreas Christensen. Ish-mbrojtësi i Chelsea nuk rinovoi kontratën e tij me klubin anglez dhe kështu arriti një marrëveshje me Barcelonën muaj më parë, të cilën sot spanjollët arritën ta zyrtarizonin.

Qendërmbrojtësi danez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, teksa do të ketë një klauzolë “identike” si të Kessie me 500 milionë euro./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.07.2022 16:30