Një hetim ka nisur nga Prokuroria e Tiranës për shkak të thirrjeve nxitëse të urrejtjes fetare.
Mësohet se hetimi ka nisur, pasi në Xhaminë në Rrugën e Kavajës, “Dine Hoxha” janë shpërndarë disa fletushka kundër fesë islame.
Hetimi është kryer edhe nga Antiterrori ndërsa çështja është dorëzuar në Prokurori.
Ndërkohë, është ftuar për të dhënë shpjegime edhe imami i kësaj xhamie, Ahmed Kalaja, i cili ka bërë një reagim për ngjarjen edhe në rrjetet sociale.
“Unë Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Ahmed Kalaja, deklaroj se driveri i xhamisë vetë fshihet çdo 20 ditë edhe se ngjarja në fjalë ka ndodhur edhe është njoftuar para dy muajsh. Ne zotërojmë vetëm videon e publikuar në FB. Përgjegjësinë për gjithçka u tha më sipër e mbaj unë Imami i Xhamisë Ahmed Kalaja edhe askush tjetër.” thuhet në deklaratën e imamit.