Gazetari Arian Çani tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen.
Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit.
“Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani.
Rikujtojmë se Meta deklaroi se nëse Rama fiton 71 mandate, do të japë dorëheqjen dhe do të lirojë zyrën tij Ramës. /albeu.com/