Rama kryeson me 73 mandate! Dha fjalën 3 ditë më parë, a do të dorëhiqet Ilir Meta?

Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 10% të votave të panumëruara, kryeministri Rama ka siguruar 73 mandate e ndjekur nga Basha me 59 mandate, LSI me 5 mandate dhe PSD me 3 mandate.

Deri më tani gjasat janë që kryeministri Rama të fitojë zgjedhjet bindshëm me një shumicë mandatesh të cilat ia lejojnë atij të krijojë i vetëm qeverinë.

Por cfarë pritet në ndodhë në orët në vijim?

Vetëm rreth 3 ditë më parë, Presidenti Meta deklaroi se nëse Rama arrin të fitojë 71 mandate deputeti në Shqipëri, do të japë dorëheqjen.

“Deri tani zgjedhjet janë cënuar rëndë vetëm nga Edi Rama. Unë apeloj nga ky moment që të gjithë të reflektojnë, në mënyrë që të lejojmë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.

Nëse ai merr 71 mandate, unë firmë për kryeministër nuk i jap, por do i jap dorëheqjen time. Unë e respektoj vendimin e popullit. Unë dal në boulevard dhe ia lë zyrën atij”, tha asakohe Meta.

Se sa do e mbaj fjalën e tij, pritet të shihet në orët në vijim. /albeu.com/

 


Shtuar 27.04.2021 09:57