Një sherr i rëndë ka ndodhur vetëm pak më parë në shkollën 1 Maji ku po bëhet numërimi i votave të njësisë 30.
Siç shihet nga pamjet ka qenë mjaft e ashpër mes të përfshirëve në sherr.
Ata fillimisht e kanë nisur në formën e një debati, por më pas është kthyer në një sherr të përgjakshëm.
Është dashur ndërhyrja e më shumë forcave policore për të bërë e mundur që të shuhet sherri, por përpjekjet për dhunë kanë vazhduar dhe jashtë shkollës 1 Maji.
Mësohet se janë shoqeruar 7 persona.