Rusia thotë se ka rrethuar afër 2000 ushtarë ukrainas në Donbas derisa ka intensifikuar përpjekjet e saj për të zaptuar Severodonetskun dhe Lysychanskun, tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë.
“Në total, në zonën e Hirske, ne kemi prerë deri në 2000 njerëz: rreth 1800 ushtarakë [ukrainas], 120 nazistë nga sektori i djathtë dhe deri në 80 mercenarë të huaj”.
CNN ka kontaktuar me ushtrinë ukrainase dhe administratën rajonale për të marrë përgjigje mbi pretendimet e Rusisë – të cilat CNN nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur – por ende nuk ka marrë përgjigje, transmeton Gazeta Express.
Më herët të premten, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk pranoi se forcat ruse kishin bërë përparim në disa zona në jug të Lysychansk, përkatësisht Zolote dhe Toshkivka.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se forcat e Moskës kishin shënjestruar pesë depo municionesh në rajonin e Luhanskut./albeu.com