“Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, Rudiger flet për herë të parë si lojtar i Real Madridit

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga klubi i Real Madridit, mbrojtësi më i ri i skuadrës Antonio Rudiger u prezantua mesditën e sotme si lojtar “galaktik”.

Pasi përfundoi me sukses testet mjekësore, Rudiger nënshkroi kontratën e tij dhe më pas bëri foto me fanellën me numrin 22.

Të lidhura

None found

Më pas gjatë konferencës për mediat, pas fjalës së presidentit Perez, ishte radha për gjermanin.

Ai falenderoi familjen e tij për mbështetje, presidentin Perez që bëri të mundur transferimin e tij si edhe premtoi se do të japë gjithçka për klubin më të mirë në botë.

“Feleminderit, vërtet faleminderit. Pr mua dhe familjen time është një ditë shumë e veçantë. Gjëja e para që dua të bëj është të falenderoj prindërit e mir  për mbështetjen gjatë gjithë jetës sime, pa ata nuk do të kisha arritur deri këtu.

Edhe une dua të falenderoj presidentin e Real Madridit që më dha mundësinë të luaj për këtë klub të madh. Anëtarëve u premtoj se do të absolutisht gjithçka. Dua të fitoj të gjithë titujt. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ishin fjalet e Rudiger./albeu.com