Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një postim ku nxjerr në pah të mirat e Shqipërisë.
Ai gjithashtu e ka shoqëruar edhe me një apel.
Sipas presidentit, “Shqiperia ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë”.
Mesazhi i Metës
Shqipëria ka diell për të gjithë! ☀️🇦🇱
Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!
Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet!
Koha është tani! 🇦🇱