Java e fundit e Kategorisë Superiore luhet në një ditë, 4 ndeshje me orar Champions-i

Ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë Superiore, do të luhen të gjitha ditën e mërkurë, në dy orare. Katër ndeshje do të luhen në orën 20:45, ndërsa ndeshja tjetër do të luhet duke filluar nga ora 17:45.kategoria superiore

Do të jetë vetëm Luftëtari-Kukësi që do luhet në 17:45.

Skënderbeu-Partizani, Vllaznia-Flamurtari, Teuta-Laçi dhe Tirana-Bylis, do të luhen duke filluar nga ora 20:45.

Mund të thuhet se kjo do të jetë java e “qejfit”, pasi në Superiore tani është vendosur gjithçka, duke filluar nga titulli, mbijetesa dhe Europa.


Shtuar 25.07.2020 12:30