Monza është ngjitur në Serie A dhe tashmë Berlusconi dëshiron ta freskojë ekipin me lojtarë të cilët mund të sigurojnë mbijetesën por edhe për më shumë.
Sipas “Sky Sport”, drejtuesit e klubit kanë piketuar tre lojtarë nga Cagliari dhe pritet që të takohen për të mbyllur transferimin e Jao Pedro, Nandez dhe Carboni.
Monza është duke parë edhe mundësinë e transferimit të portierit Gollini, i cili është në pronësi të Atalantës por i huazuar te Tottenham.
Gjithashtu më herët ata janë duke u interesuar edhe për Pinamonti i Interit./ h.ll/albeu.com