Tentoi të shmangë këmbësorin, makina përplaset me shtyllën e ndriçimit në Tiranë (VIDEO)

Nje mjet tip “Volswagen Polo” është përplasur me një shtyllë të ndriçimit në kryqëzimin “Siri Kodra”.

Mësohet se automjeti ka humbur kontrollin pasi është përpjekur të shmangë një këmbësor që i ka dalë përpara.

Nga pamjet e sigurura nga Albeu.com, shihet automjeti që ka mbetur në trafikndarësen e Unazës së Vogël pasi është përplasur më shtyllën.

Për fat të mirë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm materiale./albeu.com