Prej mbrëmjes së kaluar në Shqipëri vazhdon numërim i votave të shqiptarëve të cilat presin zgjedhjen e kryeministrit që do të drejtojë shtetin në 4 vitet në vijim.
Deri më tani PS kryeson ndjeshëm në të gjithë Shqipërinë ku deri tani ka siguruar 77 mandate e ndjekur nga PD me 56 mandate.
Ndër qarqet e fituara nga PD është edhe Shkodra e cila si duket ka zhgënjyer shumë demokraten Jozefina Topalli e cila ka marrë më pak vota se Tom Doshi i cili ka siguruar 1 mandat në këtë qark.
Në rang kombëtar partia e Topallit “Lëvizja për Ndryshim” ka marrë 2587 vota duke mos i siguruar asaj asnjë mandat. /albeu.com/