Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar rrëmbim personi, zhdukjen e Ulvi Skanës.
Kujtojmë që 29-vjeçari ka humbur gjurmët prej 17 majit në orën 13:30 dhe ka qenë babai i tij që ka bërë denoncimin në Komisariat.
Gezetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria është duke kryer veprimet hetimore, duke marrë në pyetje personat që kanë pasur kontakt me Skanën përpara se ai të shkëpuste kontaktet me familjen.
I riu ishte mik me Can Karriqin, i cili një vit më parë u ekzekutua brenda makinës së tij, ndërsa ky i fundit ishte mik me Ervis Matinajn.