Një foto e të pasmeve të kryeministres 36-vjeçare Sana Marin, duke shtyrë karrocën e vajzës e vajzës së saj, e bërë nga paparacët, ka nxitur një valë të gjerë reagimesh në Finalandë.
Këshilli Medias në vend (JSN) ka marrë një ankesë në lidhje me publikimin e kësaj fotoje nga revista finlandeze Seiska.
Fotoja u publikua javën e kaluar dhe shumë finlandez e cilësuan foton si seksiste.
Nga ana tjetër presidenti i JSN, Iro Hivonine tha se një deklaratë se është depozituar një ankesë në lidhje me këtë foto dhe do të merret parasysh deri në fund të qershorit.
JSN është një organ mbikëqyrës i krijuar nga media e shkruar dhe gazetarët.
Ankesa në JSN mund të bëhet nga çdo qytetar që mendon se ka pasur shkelje të praktikës së drejtë gazetareske në media.
Në të njëjtën kohë, drejtori i revistës Seiska mbrojti zgjedhjen për të publikuar foton.
Në fakt, duke folur pak ditë më parë për agjencinë YLE, ai theksoi se ishte një foto lajmi.
Vihet re se ankesa është dorëzuar në këshillin finlandez të medias nga një person, identiteti i të cilit nuk dihet, duke u thirrur në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe mbrojtjen e privatësisë.
Ndërsa vetë kryeminsitrja finlandese nuk ka reaguar ende në lidhje me foton.
Sanna Marin së fundmi ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foto ku shihet teksa luan basketboll.
Ajo e shoqëron fotot me shprehjen: “E mposhta koronavirusin”.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që një foto e kryeministres finlandeze ngall reagime.
Edhe në vitin 2020 Sana Marin ka qënë në qendër të vëmëndjes kur ajo pozoi për revistën Trendi më një xhaketë të hapur poshtë së cilës nuk mbante të veshur asgjë.
Disa e konsideruan daljen e saj të pahijshme të tjerët e mbështeten duke krijua një foto të ngjashme.