Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga festa e Partisë Socialiste, në faqen e tij në Facebook.
Përpos një mesazhi të shkurtër për 31 vite nga krijimi i Partisë, Rama ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment tjetër.
Në këto foto Rama shihet me disa nga deputetët e tij, por dhe militantë.
Festa sot u organizua në ambientet e jashtme të selisë së PS, një ceremoni e cila private, larg syrit të medias dhe publikut.