Një ish-ushtar britanik është vrarë duke luftuar për forcat e armatosura të Ukrainës, ka thënë familja e tij.
Jordan Gatley, i cili u largua nga ushtria britanike në mars dhe udhëtoi për në Ukrainë, u përshkrua si “një hero” nga babai i tij Dean në një homazhe në mediat sociale.
Ai vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, i cili ka pasur luftime intensive ditët e fundit.
Ministria e Jashtme ka thënë se “po mbështet familjen e një britaniku që ka vdekur në Ukrainë”.
Babai i Gatley shkroi në një postim në Facebook se djali i tij kishte ndihmuar në trajnimin e forcave lokale. Ai shtoi se Jordan u qëllua për vdekje në vijën e frontit ndërsa mbronte qytetin dhe ata u informuan për vdekjen e tij të premten.
Ai kishte shkuar në Ukrainë për të ndihmuar “pas shqyrtimit të kujdesshëm”, tha ai.