Një i ri Adoleshent ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit i shoqëruar nga dy patrulla policie.
Sipas burimeve, i riu ka trauma dhe plagë në trup.
Gjithashtu sipas burimeve bëhet me dije se dhoma ku është shtruar adoleshenti ruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit.
Ende janë të pa qarta motivet e plagosjes së të riut, por përjashtohet mundësia e plagosjes me armë të ftohtë apo armë zjarri.