Solli ‘Dashuri’ por tregon artisten që ka pare nudo! Këngëtari: Ma sollën nga Amerika

Këtë të enjte në ‘Abc e Pasdites‘ me Ermal Peçin ishte i ftuar Aurel Thëllimi, i cili sapo ka nxjerrë këngën e re “Dashuri”. Ai tha se këngë të kësaj natyre janë këngë tabani e këngë shpirti. Ermali e ngacmon me shaka se këto kohë është ndër më të kërkuarit për gëzime familjare e festa saqë është vështirë që të gjesh një datë të lirë të tijwn. Vetë këngëtari tha se ka një repertor të gjerë dhe se këndon këngët e jugut e të veriut, duke provuar këngët e çdo krahine, gjw që e ka bërë më të kërkuar.

Gruaja apo djali i aprovon këngët e tij?

“Nusja është kontrapendentë gjithmonë në shijet e muzikës. Por, me thënë të vërtetën kohët e fundit gjërat e mira i kam testuar tek djali dhe nuk më kanë zhgënjyer”.

Gjatë melodive të jetës u ndal tek një këngë e Madonnës, “Papa don’t preach”, e cila i kujtonte një moment gazmor të vetë Aurelit dhe shokëve të tij, pasi për herë të parë kanë parë këngëtaren nudo në gazetë.

Ja si e kujton Aureli atw moment:

“Madona është zhveshur lakuriq dhe e kanë nxjerrë gazetat amerikane, kushërinjtë e mi që jetonin në Amerikë ma gjetën këtë foto dhe me shumë peripeci ma kishin dërguar. Femra e parë nudo që kam parë në jetën time ka qenë Madonna në gazetë. Gazetën e kanë parë gjithë shokët e mi dhe e din shumë mirë këtë histori. E premë si foto, e mbanim, u kënaqëm”.


Shtuar 9.06.2022 19:12