Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
“Nuk mund të ketë asnjë diskutim për zgjatjen e anëtarësimit të Rusisë në FAO. Çfarë duhet të bëjë Rusia nëse ato po shkaktojnë uri për të paktën 400 milionë, ose potencialisht më shumë se një miliard njerëz?” , ka thënë Zelensky.
Ai po i drejtohej një takimi ministror të grupit të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris, virtualsht.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për krijimin e rrezikut të një zie buke globale duke bllokuar portet e Detit të Zi./albeu.com