Iran Ferreira, i njohur si Luva de Pedreiro, është një nga TikTokerët më të njohur në mbarë botën falë pranisë së tij në platformën e njohur të mediave sociale.
Nofka e tij mund të përkthehet si ‘doreza e punëtorit’, që rrjedh nga origjina e tij modeste dhe dëshira e tij pothuajse irracionale për të qenë një futbollist profesionist. Si fëmijë, ai u drejtohej yjeve të futbollit evropian dhe ishte i vendosur të ndiqte hapat e tyre.
“Unë luaj shumë mirë, por nuk kam pasur mundësi,” tha ai për “MARCA”.
Më shumë se 31 milionë ndjekës në rrjetet sociale
Ëndrra e Iranit për t’u prezantuar me idhullin e tij, Neymar, u bë realitet në mars kur ai udhëtoi për në Paris.
“Kam takuar një djalë që lufton për ëndrrat e tij dhe për familjen e tij”, shkroi ylli i Paris Saint-Germain në rrjetet sociale pas takimit me Iranin.
“Unë e pashë veten të reflektuar tek ai për shkak të thjeshtësisë dhe lumturisë së tij. Ju uroj gjithë suksese në botë dhe Zoti e ruajtë rrugën tuaj. Faleminderit për dashurinë tuaj.”
Luva de Pedreiro ka më shumë se 16.5 milion ndjekës në TikTok, 14.1 milion në Instagram dhe pothuajse një milion në Twitter.
“Sekreti im? Besimi në ëndrrat dhe Zotin,” shton ai.
“Nuk e kisha menduar kurrë se e gjithë kjo do të ndodhte”.
Ai mezi ecën në Francë, e lëre më në Brazil, pa u ndalur. I shoqëruar gjithmonë nga agjenti i tij, Allan Jesus, motoja e tij është ‘Receba!!!’ dhe ai vazhdon ta thotë, sikur i programuar për ta bërë këtë, duke e shoqëruar me mirënjohjen e tij ndaj Zotit, shpesh të zbukuruar me një thirrje tjetër ikonike: ‘Siuuuuh’ e Cristiano Ronaldos!
Çuditërisht, ishte djali i yllit portugez, si dhe mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, ata që ndihmuan Iranin të bëhej kryefjalë duke iu bashkuar trendit.
Sapo ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Amazon, Irani ka tërhequr interesin nga sponsorë të shumtë.
Së fundmi ai udhëtoi për në Paris, ku mori pjesë së bashku me këngëtaren kubane Camila Cabello në fushatën reklamuese të një kompanie të famshme pijesh joalkoolike përpara finales së Champions League.
“Finalja do të vendoset nga goli i Vinicius”, parashikoi saktë ai.
“Kam miq në të dyja skuadrat. Marcelo, Vinicius Junior, Rodrygo, Firmino, Fabinho, Luis Diaz. I pari që më kontaktoi ishte Marcelo dhe Militao gjithashtu.”/ h.ll/albeu.com