Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të takimin me biznesin e vogël edhe atë të mesëm është ndalur të flasë për mediat, ku ka komentuar për Open Balkan dhe marrëdhënien tij me presidentin Ilir Meta e cila u duk se u “kris”.
Berisha tha se nuk ka asnjë qejfmbetje me Metën, do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja.
“Jo unë jam shumë i kursyer në atë drejtim, E vërteta është se kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim por germa është germë dhe nuk ka kufizime je jashtë apo brenda si kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.
Skam asnjë qejfmbetje me Metën. Do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja qejfmbetje. Shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon bllok, fryma është tjetër , u shpreh Berisha.
Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?
Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.
Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?
Jo, nuk mendoj. Normalisht. Germa e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.
Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.
Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie. /albeu.com