Takimi i Ramës me Vuçiç në Ohër, Berisha: Aleancë që synon vendosjen e infuencës ruse në rajon

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm ka dalë në një prononcim për mediat ku ka folur takimin e sotëm të kryeministrit të vendit Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Ohër.

Berisha tha se takimi në Ohër është një alenca që synon vendosjen e infuencës ruse në rajon dhe që i kundërvihet procesit të integrimit evropian.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3151566531828007

“Sot denoncoj takimin e aleancën bilaterale të Ohrit si një aleancë e rrezikshme për paqen stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen influencës ruse në rajon. Aleancë që i kundërvihet procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal. Ky takim i ohrit është një samit që prodhon serbomaninë dhe rusofilin dhe asgjë të mirë për shqiptarët.

Mali i Zi nuk është anëtarësuar por ka shkuar për të marrë pjesë. Mali i Zi ka një kompozim ku një pjesë e popullsisë së tij është serbe me origjinë kurse pjesa dërmuese e malazeze nuk është me origjinë serbe. Ata kanë shprehur hapur se nuk duan të anëtarësohen në Ballkanin e Hapur”, u shpreh Berisha./albeu.com