SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjës

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 3.4 vite burg për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.  SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Ndërkohë organi i akuzës kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Gentjan Nushin dhe përjashtimin e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021 së bashku me disa zyrtarë të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Ai ka firmosur tenderin korruptiv me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./albeu.com

PRETENCA
Fatos Tushe 5 vjet burg (nga gjykimi i shkurtuar 3 vjet e 4 muaj)
Leonard Sefa 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Xhemal Hasko 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Bardhi Mëhilli 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Bleta Turku 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj (Pezullohet ekzekutimi i dënimit, 3 vjet 6 muaj shërbim prove)
Gentian Nushi 4 vjet / 2 vjet 8 muaj
Ilva Billo 2 vjet 6 muaj/ 1 vit 8 muaj
Flamur Peqini 5 vjet / 3 vjet e 4 muaj
Margarita Gjermeni 2 vjet 6 muaj / 1 vit 8 muaj
Andri Nusho 2 vjet/ 1 vit 4 muaj
Bektash Nezha 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ani Simoni 2 vjet / 1 vit 4 muaj
Ledi Aleksi 1 vit 6 muaj/ 1 vit


Shtuar 3.06.2022 12:32