Borussia Dortmund synon të ndryshojë ndjeshëm përbërjen para sezonit të ri.
Sipas Bild, Dortmundi është gati të shqyrtojë ofertat për pesë lojtarë.
Për mbrojtësin Manuel Akanji, i cili nuk pranon të rinovojë kontratën e tij që skadon pas një viti, ata duan të marrin deri në 30 milionë euro.
Mesfushori Emre Can vlerësohet në 15-20 milionë euro, mesfushori Thorgan Azar 20 milionë euro.
Gjithashtu, Borussia syon të shesë mbrojtësit Rafael Guerreira dhe Nico Schulz .
Megjithatë ende nuk ka asnjë ofertë për këta lojtarë, në disa raste fajin e kanë pagat e tyre të larta. /albeu.com/