Dalin shifrat! Tirana kryeson në votime, Vlora më pak e votuara

Kanë mbetur më pak se gjys ore nga mbyllja zyrtare e votimit në Shqipëri, zgjedhje të cilat përcaktojnë fatin e Shqipërisë për 4 vitet në vijim.

KQZ ka bërë publike të dhënat e fundit ku bëhet me dije se deri tani raportohet për 45.46 % të votuesve në të gjithë Shqipërinë.

Qarku me numrin më të lartë të votuesve është Tirana me 51.51 % të votuesve, e ndjekur nga Dibra me 51.24 % të votuesve.

Qarku më me pak votues është Vlora me gati 33 % të votuesve, një shifer zhgënjyese në krahasim me pjesmarrjen e zgjedhjeve të kaluara. /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 18:42