“Zëvendësoi” gruan e Bashës, kush është 18-vjeçarja që shoqëroi kryedemokratin në votime

Ditën e sotme Lulzim Basha u drejtua për në qendrën e votimit jo me bashkëshorten Aurelën, por me një vajzë e cila ende nuk është identifikuar. Në lidhje me këtë, burime nga selia e PD-së bënë me dije se vajza është 18-vjeç dhe voton për herë të parë.

Mësohet se ajo nuk ka asnjë lidhje familjare me Bashën, por mesa duket është thjesht mbështetëse e PD-së.

Kujtojmë se Aurela Basha është nënshtetase holandeze që prej vitit 2004, pasi hoqi dorë nga shtetësia shqiptare dhe për këtë arsye nuk voton dot në Shqipëri.

Shtuar 25.04.2021 06:04