Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish gruas së tij, Amber Heard.
Amber Heard ka dhënë deklaratën e saj të parë pas vendimit të gjykatës. Aktorja 36-vjeçare e përshkroi vendimin si një hap mbrapa për gratë në epokën pas #MeToo.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim,” -tha Heard. “Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera,” vazhdoi ajo, duke vënë në dukje se ishte një hap pas për gratë dhe idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht.
Ajo shtoi, “Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të Lirisë së Fjalës dhe të injoronte provat që ishin aq bindëse sa fituam në Mbretërinë e Bashkuar. Jam e trishtuar që e humba këtë çështje. Por jam akoma më e trishtuar që duket se kam humbur të drejtën që mendoja se e kisha si amerikane – të flas lirshëm dhe hapur.”
Depp e paditi ish-gruan e tij në vitin 2019 për 50 milionë dollarë pasi ajo e përshkroi veten si “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje” në një shkrim të Washington Post të vitit 2018. Heard u hakmor me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh në vitin 2020, duke pretenduar se reputacioni i saj ishte dëmtuar pasi avokati i Depp, Adam Waldman pretendoi publikisht se ajo i kishte sajuar akuzat e saj për abuzim në familje.
Depp dhe Heard ishin të martuar nga viti 2015 deri në vitin 2017.