Dhunuan dhe lidhën çiftin e të moshuarve, mësohet shuma e konsiderueshme e parave që kanë marrë autorët

Duket se dy autorët të cilët janë futur pak pas mesnate në banesën e të moshuarve në Vermosh i kanë pasur informacionet e saka dhe të sigurta se nuk do të dilnin pa gjë.

Mësohet se shumë e marrë nga grabitësit është rreth 30 mijë euro.

Një shumë e konsiderushme, e cila i ka detyruar autorët të largohen menjëherë drejt vendit fqinj të Malit të Zi.

Përpos lekëve,  autorët kanë marrë dhe sende me vlerë./albeu.com