Një tjetër drejtues i lartë i ushtrisë ruse është zhdukur kohët e fundit.
Sipas mediave të huaja, thuhet se prej më shumë se dy javësh, gjenerali Aleksandr Dvornikov, duke shtuar dyshimet se ai mund të jetë “spastruar” nga Putini.
Gjenerali Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë, besohet gjithashtu se është zhdukur gjatë luftës në Ukrainë, ndërsa sërish përflitet se është Putini ai që ka vendosur për fatin e tij.
Lajmi për zhdukjen e Dvornikov, një ndër gjeneralët kryesorë të presidentit rus, vjen pas pretendimeve se deri tani 9 gjeneralë janë vrarë.
Zhdukja e Dvornikov u raportua fillimisht nga New York Times, pas një informacioni nga zyrtarët amerikanë.