“Ç’do me burrë të martuar dhe fëmijë”, Fifi shpërthen keq ndaj komenteve: Adrola është yll, bëra gabim trashanik! (FOTO LAJM)

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Fifi nisi një romancë me Adis Patushin, ish burrin e modeles Adrola Dushit, me të cilën ka një djalë. Megjithëse çifti shihen mjaft të lumtur, përballen me paragjykime. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar mesazhin e një ndjekësi që e kritikon për lidhjen me Adisin.

“Na ke lodhur k*rin me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale”, thuhet në mesazhin që ndjekës. “Si puna e mesazhit paraprak marr minimalisht 100 në ditë… Tmerr domethënë”, shkruan Fifi ndërsa shpjegon se është lodhur nga kjo.

“Më keni lodhur… Krahasimet tuaja nivel zero… Opinionet një turp… shumica që komentojnë? Po janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh…”, shkruan ajo. Më pas, këngëtarja flet për faktin se Patushi ka qenë i martuar duke thënë se djalin e tij, Troin, do ta respektojë si të ishte fëmija i saj.

“Adisi është baba dhe ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që se dua njeriun që kam në krah. Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, por s’i kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do ndodhte…”. shkruan këngëtarja.

Në fund, Fifi shprehet se ka bërë një gabim që e ka ndarë jetën e saj private për publikun.

“Aman merruni me jetën tuaj… Aman. Më lini të jetoj aman. Përtej këngës, përtej muzikës, kam edhe unë një jetë… Dikush zgjedh ta bëjë publike dikush jo… Unë kam treguar çdo gjë timen, e bëra, e ndava me ju, e hëngra… Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra, nëse s’ju pëlqen më bëj bllok. Por më lini të jetoj.”


Shtuar 1.06.2022 08:44