Finalja e parë e turneut më të ri të UEFA-s, Conference League, u luajt në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe u fitua nga skuadra italiane e Romës që ia doli të mposhtë skuadrën holandeze të Feyenoord me rezultatin 1-0.
Në Holandë vajtojnë, në Itali gëzojnë, ndërsa nëpër botë triumfi i Romës lidhet më së shumti me trajnerin Mourinho, i cili absolutisht që ka meritën e tij dhe bëhet trajneri i vetëm që ka fituar 3 treofetë më të rëndësishëm Evropianë, Champions Legue, Europa League dhe Conference League.
“Special” vazhdon të mbajë gjithashtu rekordin duke mos humbur asnjë finale, pasi ka luajtur plot 5 të tilla.
“Lot në Tiranë”, shkruan holandezja e De Telegraf.
“Trofeu i Conference League është në Romë, natë feste për tifozët”, shkruan Sport Mediaset.
Mediat si The Sun, Daily Mail, Bild e shumë të tjera e kanë me trajnerin Jose Mourinho./albeu.com