Presidenti i ri, Mediu thirrje opozitës: Koha të dalim me një kanditurë

 Ka nisur Konferenca e Kryetarëve në të cilën do të përcaktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit.

Në mbledhj, deputeti i PD Fatmir Mediu ka thënë se opozita duhet të kishte dalë më një kandidaturë të vetme dhe të përbashkët, ndërsa ka detyri ta bëjë këtë gjë raudin e tretë.

“Dua t’i bëj thirrje opozitës, ka ardhur koha të dalë me një kandidaturë të vetme. Ne duhet të kishim çuar dje një kandidaturë, dhe duhet të çojmë një kandidaturë në raundin e tretë. Nëse nuk e çojmë një kandidaturë të mos bëhemi pjesë e një procesi fars.

Ne kemi një element kushtetues dhe një element shtesë për atë çka duam ne për presidentin. Kemi ngelur vetëm të flasim në media, dhe aspak me njëri-tjetrin për të qenë racionalë në zgjidhjen tonë. Kemi detyrim të dalim me një kandidaturë”, u shpreh Mediu./albeu.com