Finalja e parë e Conference League do të mbahet në Tiranë më 25 maj mes Romës dhe Feynoord.
Një event që Shqipëria e organizon për herë të parë dhe që padyshim do të testojë aftësitë e vendit për mbarëvajtjen e tij.
Tirana pritet të hermetizohet dhe policia e shtetit do të ketë forca të shtuara në terren dhe gjithashtu do të ketë ndihmë edhe nga policia italiane dhe ajo holandeze.
Synohet që gjatë ditës së finales, tifozët e të dyja skuadrave mos të kenë asnjë pikë kontakti edhe pse kjo duket disi e pamundur për t’u realizuar.
Një problem që parashikohet është konsumi i kanabisit nga ana e tifozëve holandezë pasi siç dihet në Holandë është i ligjshëm bën të ditur Gazeta Shqiptare.
Bëhet me dije, se në rast të një përplasje mes tifozëve, apo çfarëdo incidenti që mund të ndodhë, spitalet do të jenë të ndryshëm. Italianët do të dërgohen te Trauma, ndërsa holandezët në QSUT./albeu.com